Butrinti e ka Cristiano Ronaldon e vet. Ai është Alesio Kolonja, mesfushori që rreth dy vite më parë debutoi në Superiore me fanellën e Partizanit.
Mesfushori, tani 20 vjeç, nga moshat e Butrinit kishte kaluar te moshat e “demave” dhe provoi të luante në elitë kundër Luftëtarit.
Tashmë është kthyer sërish në vendlindje dhe në Kategorinë e Parë me fanellën e Butrintit ka shënuar dy gola me vlerën e 6 pikëve, ndaj Pogradecit fillimisht dhe më pas ndaj Burrelit.
Në duelin e fundit me matjanët, pas golit me një gjuajtje mjeshtërore. Kolonja imitoi “Siuuu”-n e famshëm të Cristiano Ronaldos dhe Butrinti sigurisht e reklamoi më pas në rrjetet sociale. / oversport.tv