VIDEO / Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Egnatia-Vllaznia 1-0 (Jackson 90’)

Një gol i kapitenit Jackson në minutën e fundit të kohës së rregullt i ka dhënë fitoren Egnatias në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë përballë Vllaznisë. Rrogozhinasit fitojnë 1-0 (ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1) dhe kualifikohen për herë të parë në historinë e klubit në finalen e Kupës. Zhgënjen Vllaznia që detyrohet ti thotë lamtumirë këtij turneu.  

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

90’ GOOOOOOL Finalizohen përpjekjet e Egnatias. Jackson realizon një gol shumë të bukur dhe kalon vendasit në avantazh

88’ Mundësi e artë për Egnatian, por Fangaj nuk arrin që të devijojë në rrjetë një top që endej në zonë

86’ Vllaznia pretendon penallti, për një prekje topi me dorë në zonë, por për Jorgjin loja duhet të vazhdojë

79’ Bulatoviç largon një këndore një top të rrezikshëm në zonën e Vllaznisë

78’ Vendasit sulmojnë me forca të shumta dhe duan që të zgjidhin këtë sfidë që në kohën e rregullt. Vllaznia është mbyllur në gjysmëfushën e saj

70’ Egnatia luan më mirë në këtë pjesë të dytë dhe i është afruar golit të avantazhit në disa raste. Vllaznia është tërhequr dhe mundohet të godasë në kundërsulm

65’ Tjetër mrekulli e Qarrit. Fernando godet nga distanca, por portieri shkodran fluturon dhe dërgon topin në këndore

60’ Sërish vendasit që rrezikojnë me Jackson. Kapiteni tenton portën nga distanca, por nuk arrin që të gjejë kuadratin

54’ Mundësi e artë për Egnatian për të zhbllokuar ndeshjen. Kundërsulm i vendasve, Kasa del i vetëm përballë Qarrit, por portieri shkodran bën mrekullinë dhe pret gjuajtjen e sulmuesit rrogozhinas

51’ Rrezikon Egnatia me Malotën që godet me kokë, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë

48’ Mundësi e artë për Vllazninë për të zhbllokuar ndeshjen. Latifi gjendet i vetëm në zonë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit

46’ Nis pjesa e dytë në Rrogozhinë

Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Vllaznisë. Çoba dhe VAR janë protagonistë në këto 45 minuta të para të sfidës. Sulmuesi shkodran ndëshkohet me karton të kuq, që në startin e takimit, por pas verifikimit në VAR, Jorgji ndryshon mendim dhe e ndëshkon vetëm me karton të verdhë. pak minuta më vonë sulmuesi shënon, por goli anulohet për një pozicion jashtë loje të Latifit.

45’ Akordohen 5 minuta shtesë

43’ Si Egnatia edhe Vllaznia nuk kërkojnë të rrezikojnë dhe qarkullojnë topin, por pa arritur që të depërtojnë mbrojtjet kundërshtare

39’ Skuadra nuk tolerojnë në prapavijë, luajnë me shumë kujdes dhe për rrjedhojë nuk ka shumë raste të rrezikshme në portat respektive

34’ Kasa tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij është qendrore dhe pritet nga Qarri pa vështirësi

27’ Minuta të mira për Egnatian, që ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Vllaznisë, por pa vënë në vështirësi portierin Qarri

21’ Është rritur ritmi i ndeshjes, tashmë është edhe Egnatia ajo që sheh nga sulmi, por mungojnë tentativat e rrezikshme në kuadrat

17’ Goli kontrollohet në VAR dhe anulohet për një pozicion jashtë loje të Latifit. 0-0, rikthehet gjithçka në ekuilibër në Rrogozhinë

14’ GOOOOOOOOOL Vllaznia kalon në avantazh me Çobën. Një aksion i bukur personal i sulmuesit shkodran që finalizohet në mënyrën më të mirë. Zhbllokohet sfida, Vllaznia në avantazh

10’ Minuta të qeta në “Egnatia Arena”. të dyja skuadrat nuk rrezikojnë dhe nuk kalojnë në aventurë, por luajnë me shumë kujdes, për rrjedhojë mungojnë rastet e pastra për shënim. Vllaznia duket më kërkuese në këto minuta të para, por pa rrezikuar seriozisht portën e Sherrit

6’ Rasti konfirmohet në VAR dhe anulohet ky karton i kuq. Çoba ndëshkohet me karton të verdhë. Të dyja skuadrat luajnë me 11 lojtarë në fushë

3’ Karton i kuq për Çobën. Sulmuesi i Vllaznisë bën një ndërhyrje të parregull ndaj Mustës dhe për gjyqtarin Jorgji nuk ka dyshime. Karton i kuq për lojtarin shkodran, Vllaznia mbetet në inferioritet numerik që në startin e ndeshjes

1’ Fillon takimi në Rrogozhinë

Në “Egnatia Arena” luhet ndeshja e kthimit e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Vllaznisë. Takimi i parë në Shkodër ka përfunduar në barazim 1-1 dhe fituesi i kësaj sfide do të kualifikohet në finalen e madhe të turneut. Rrogozhinasit janë “macja e zezë” e shkodranëve, pasi nuk kanë pësuar asnjë humbje në 5 takimet që kanë luajtur këtë sezon ndaj Vllaznisë. Vendasit synojnë një finale historike, të parën në historinë e klubit. Miqtë janë ekspertë të Kupës, fituesit e dy edicioneve të fundit të turneut, dhe sot do të kërkojnë finalen e tretë radhazi në këtë kompeticion.

Formacionet zyrtare: