U përfol gjatë ditës së sotme në media se trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç do të mungonte në transfertën ndaj Tiranës, sepse ishte larguar në drejtim të Malit të Zi për arsye familjare.
Ky largim i papritur ngriti shumë dyshime për të ardhmen e teknikut malazez, që rrezikon seriozisht pankinën prej rezultateve të dobëta në kampionat. Gjatë ditës u përfol se në krye të skuadrës kurbinase mund të vinte Ramadan Ndreu, që është para pranë drejtuesve të Laçit në ndeshjet e fundit.
Por Oversport ka pamje ekskluzive që tregojnë se tekniku Vukiçeviç do të jetë në stol në ndeshjen e sotme kundër Tiranës. / Oversport.tv