Video/ Empoli shkëlqen në miqësore, Bajrami shënon 2 gola

Në prag të ndeshjes kundër Veronës në kampionat, që do të luhet të hënën në “Bentegodi” në orën 18:30, Empoli ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Pratos, që militon në Serie D.

Skuadra e Andreazzolit ka fituar bindshëm 6-1 përballë Pratos, në një sfidë ku ka spikatur mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, që ka shënuar një dygolësh.

Bajrami ka luajtur si titullar në 45 minutat e para të sfidës, bashkë me Ismajlin, ndërsa në pjesën e dytë, portën e Empolit e ka mbrojtur Ujkani.

Bajrami duket në formë të mirë dhe me shumë mundësi do të luajë që nga minuta e parë në sfidën e radhës në Serie A. / Oversport.tv