VIDEO/ Ernest Muçi “shkëndija” e vetme, shënon të tretin për Legian

Legia po kalon momente të vështira në kampionatin polak. Sot kampionët në fuqi luajnë në transfertë kundër Piast Gliwice.

Për 14 minuta skuadra e shqiptarëve Kastrati, Çelhaka e Muçi ka pësuar dy gola dhe është tronditur.

Sulmuesi Muçi u ka dhënë zemër, duke shënuar në minutën e 21-të një gol të bukur me një goditje të fortë brenda zone.

Për sulmuesin e Shqipërisë U21 ky ishte goli i tretë në kampionatin polak këtë sezon. / oversport.tv