Ernest Muçi godet përsëri. Talenti i Kombëtares ka gjetur sot rrugën e rrjetës në Poloni me Legian e Varshavës.
Pas një goditjeje dënimi për vendasit, fantazisti merr sferën brenda në zonë, driblon tre lojtarë dhe lehtësisht e dërgon topin ne cepin e portës për të shënuar golin e dytë në ndeshjen që Legia po fiton ndaj Lecznas për javën e tetë të elitës së futbollit polak.
Muçi gjen kështu golin e tij të dytë në kampionatin polak, teksa gradualisht po bëhet një futbollist me peshë në ecurinë e skuadrës polake.
Në mesjavë, në Europa Ligë, Muçi asistoi në mënyrë fantastike alla Gareth Bale për Kastratin duke shënuar gol fitoreje ndaj Spartak Moscow. Në këtë sfidë, Kastrati ishte gjithashtu në fushë si Muçi, ndërsa Jurgen Çelhaka ishte në stol dhe u aktivizua në minutën e 73-të. / oversport.tv