VIDEO / Erzeni mbetet në Superiore pas 120 minutave lojë, Korabi dorëzohet sërish në finale

Erzeni-Korabi 2-1 (Sadiki 3’, Mehmeti 93’ / Tabaku 19’)

Erzeni ka mposhtur 2-1 Korabin pas 120 minutave lojë në finalen e Play Out-it dhe ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Koha e rregullt përfundon në barazim 1-1, ndërsa sapo fillon shtesa Mehmeti kalon në avantazh Erzenin, duke vulosur fatin e kësaj finaleje. Sfida ka qenë e luftuar, por ka qenë Erzeni skuadra që ka dominuar dhe ka krijuar më shumë raste se dibranët. Për të dytin sezon radhazi, Korabi nuk arrin që të bëjë realitet ëndrrën Superiore, pasi ndalet në ndeshjen finale të Play Out-it.  

120’ Akordohen 4 minuta shtesë

115’ Goli verifikohet në VAR dhe anulohet. Vazhdon 2-1 rezultati i sfidës

114’ GOOOOL Kapllani mposht në tentativën e dytë Qyranin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje

111’ Korabi nuk ka çfarë të humbasë dhe është më kërkues në këtë shtesë të dytë, por pa arritur të vendosë në vështirësi Xhikën

106’ Nis shtesa e dytë

Erzeni mbyll shtesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Mehmeti.  

105’ Akordohen 3 minuta shtesë

102’ Është ndezur sfida, pasi tashmë edhe Korabi është hedhur në sulm

98’ Korabi ndryshon strategji pas golit të pësuar dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

93’ GOOOOOOOOOOOL Finalizohen përpjekjet e shumta të shijakasve. Mehmeti kalon në avantazh Erzenin. 2-1

92’ Mundësi e artë për Erzenin për të kaluar në avantazh, Amir del i vetëm në zonë, godet, por nuk shënjestron kuadratin

91’ Nis shtesa e parë

Mbyllet në barazim 1-1 koha e rregullt e finales së Play Out-it mes Erzenit dhe Korabit në “Niko Dovana”. Sadiki shënon sapo nis loja, por dibranët barazojnë shifrat me Tabakun. Erzeni dominon totalisht pjesën e dytë, por nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës. Duhet të luhen 30 minutat e kohës shtesë, që të mund të mësojmë emrin e skuadrës që do të luajë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

90’ Akordohen 6 minuta shtesë

89’ Mehmeti fut një top të rrezikshëm në zonë, por asnjë lojtar i Erzenit nuk arrin të devijojë topin në rrjetë

88’ Alan tenton portën nga distanca, por pret Qyrani

84’ Korabi provon të dalë përpara me një krosim të gjatë që shkon në duart e Xhikës

80’ Çfarë mundësie ka humbur Mehmeti nga pak metra larg portës. Mesfushori i Erzenit provon me një goditje, por topi kalon të gjithë pasqyrën e portës

79’ Rrezikon Erzeni me Nonaton, por gjuajtja e tij me kokë përfundon mbi traversë. Mundësi e mirë për shijakasit

77’ Provon Mehmeti nga distanca por pret Qyrani

72’ Luhet në një fushë. Erzeni nuk arrin të çajë dot mbrojtjen e Korabit. Provon Sadiki nga distanca, por gjuajtja e tij është e pasaktë

65’ Shijakasit kanë shtuar presionin dhe kanë mbyllur Korabin në gjysmëfushën e vet, por nuk po arrijnë që të rrezikojnë portën e Qyranit

61’ Aksion i gjatë i Erzenit, që finalizohet nga Kadriu, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

59’ Dominim territorial i Erzenit, që shkon me lehtësi deri në kufijtë e zonës së Korabit, por pa arritur që të rrezikojë portën e dibraneve

55’ Provon Korabi me Tabakun, por Xhika eviton rrezikon në portën e tij

50’ E njëjta tablo edhe në këto minuta të para të pjesës së dytë. Erzeni është më kërkues, por pa arritur që të rrezikojë seriozisht portën e Korabit. Dibranët duket se kanë zgjedhur që të presin dhe të shfrytëzojnë kundërsulmin

46’ Nis pjesa e dytë në “Niko Dovana”

Erzeni nis shumë mirë takimin dhe kalon menjëherë në avantazh me Sadikin. Shijakasit janë më kërkues, por ndëshkohen në tentativën e parë në portë të Korabit, që gjen rrugën e rrjetës me Tabakun. Protagonist në 45 minutat e para është edhe VAR, që anulon një penallti për Erzenin që kishte akorduar fillimisht gjyqtari.

45’ Akordohen 2 minuta shtesë

41’ Ademi tenton me kokë, por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat

39’ Luhet kryesisht në mesfushë dhe mungojnë rastet për shënim në portat respektive

33’ Ka rënë disi ritmi i lojës. Është Erzeni skuadra që mundohet të qarkullojë topin dhe të marrë iniciativën, ndërsa Korabi pret, por pa rrezikuar gjë në prapavijë

26’ Rasti kontrollohet në VAR dhe penalltia nuk akordohet

25’ Penallti për Erzenin. Selmani pengon Mehmetin në zonë dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime.

24’ Erzeni ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Korabit, por nuk po arrin që të çajë mbrojtjen e Korabit. Dibranët mbrohen mirë dhe mundohen të godasin në kundërsulm

22’ Erzeni mundohet të reagojë pas golit të pësuar dhe sulmon me forca të shumta

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

19’ GOOOOOOL Tabaku dërgon topin në rrjetë dhe barazon shifrat. Korabi gjen golin e barazimit me të parën goditje në portë. 1-1

13’ Erzeni ushtron presing të lartë dhe Korabi e ka të vështirë të qarkullojë topin. Janë më kërkues shijakasit në këto minuta të para

10’ Është shumë e bukur dhe e luftuar sfida. Tashmë edhe Korabi mundohet të reagojë, duke marrë iniciativa sulmuese

6’ Ka nisur vrullshëm takimin Erzeni, që dominon këto minuta të para. Korabi është shokuar pas golit të shpejtë, ndërsa shijakasit mundohen që të shfrytëzojnë këtë moment të mirë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

3’ GOOOOOOOL Erzeni kalon menjëherë në avantazh. Sadiki shënon me kokë pas një goditjeje nga këndi. 1-0 për shijaksit

1’ Luhet për një vend në Superiore, nis finalja e Play Off-it në “Niko Dovana”

Një finale, një ndeshje teke mes Erzenit dhe Korabit do të përcaktojë emrin e skuadrës së fundit që do të militojë në Superiore sezonin e ardhshëm. Shijakasit mbyllën sezonin e rregullt në vendin e 8-të në Superiore, ndërsa dibranët arritën të fitojnë Play Off-in e Kategorisë së Parë, ku në finale mundën Flamurtarin.

Formacionet zyrtare:

Erzeni (3-5-2): Xhika; Krivicic, Sadiki, Leao; Kadriu, Kahrimanovic, Mehmeti, Alan, Peposhi; Nonato, Ademi. Trajner: A. Deliallisi

Korabi (4-3-3): Qyrani; Selmani, Lala, Paplekaj, Lilaj; Joti, Lila, Tabaku; Kasalla, Beshiraj, Keko. Trajner: Sh. Kumbarçe