VIDEO/ “FIFA Puskas 2021”, publikohen 11 supergolat në garë për çmimin

FIFA ka publikuar listën e ngushtë me 11 golat më të bukur që po luftojnë për të fituar çmimin “FIFA Puskas  2021”. Vjet triumfoi Son Heung-Min me një gol fantastik të shënuar në Premier League. Më poshtë janë 11 golat favoritë për të fituar (Kliko mbi emrin e lojtarit ose lojtares).

Luis Diaz, në ndeshjen mes Brazilit dhe Kolumbisë në Copa America.

Gauthier Hein, lojtari i AJ Auxerre, në ndeshjen e Ligue 2 kundër Chamois Niortais.

Erik Lamela, sulmuesi i Tottenham në ndeshjen e Premier League kundër Arsenalit.

Valentino Lazaro, i Borussia M’Gladbach, në ndeshjen e Bundesliga, ndaj Bayer Leverkusen.

Riyad Mahrez, në kualifikueset e Kupës së Afrikës, gjatë ndeshjes së Algjerisë me Zimbabve.

Sandra Owusu-Ansah, e Supreme Ladies, në duelin e kampionatit ganez ndaj Kumasi Sport.

Vangelis Pavlidis, i cili luan me Willem II, me golin kundër Fortuna Sittard

Daniela Sanchez në kampionatin meksikan, në duelin mes Queretaro-Atletico de San Luis

Patrick Shick, në EURO 2020, shënoi me Çekinë ndaj Skocisë

Mehdi Taremi i Portos ka realizuar në Champions League kundër Chelsea

Caroline Weir, e Manchester City, në derbin kundër Manchestër United në kampionatin anglez

Fituesi zgjidhet nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga një panel me legjenda dhe tifozë që janë të regjistruar në FIFA.com. Secili grup votuesish ka të njëjtën peshë zgjedhore. / oversport.tv