Saul “Canelo” Alvarez dhe Caleb Plant e kanë nisur duelin mes tyre që në konferencën. Dy boksierët ndeshen më 6 nëntor tetor për titullin e padiskutueshëm në peshën super të mesme dhe grushtet e para i kanë dhënë. Plant ka dalë nga ky sherr me një çarje poshtë syrit të djathtë.
Gjithccka nisi kur boksierët po ofendoheshin mes tyre në përballjen fytyrë më fytyrë. Canelo e shtyu kundërshtarin, i cili iu kthye duke e goditur më grusht dhe më pas mori të njëjtën përgjigje.
“Mund të më thuash çfarë të duash mua, por jo nënës time. Do luftoj këdo që thotë diçka në lidhje me nënën time. Ai lëvizi i pari, unë thjesht e shtyva.
Goditi i pari dhe më pas bëra atë që bëra. Vetë e kaloi kufirin. Do e zhdëp në tetë raunde, ose më pak. Do e rrëzoj këtë djalë në ring, lehtësisht”, tha më pas Canelo.
Plant i shtoi: “bëmë disa shaka normale lart dhe pastaj gjithçka thjesht ndodhi. Nuk është shqetësimi im ajo që ndodhi. Jam i fokusuar te ndeshja në nëntor”.
Amerikani mban titullin IBF, të vetmin që Canelo nuk e ka (WBA, WBC dhe WBO i mban meksikani), dhe është i pamposhtur në 21 ndeshje. / oversport.tv
Chaos at the Canelo vs Plant press conference 🤯
(via @ShowtimeBoxing)pic.twitter.com/JH5BlMwG21
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 21, 2021