VIDEO/ Florian Kamberi “hero”, shpëton Sheffield nga humbja në shtëpi

Florian Kamberi ka shmangur humbjen e Sheffield Wednesday në duelin e sotëm në shtëpi kundër Gillingham.

Miqtë realizuan të parët, që në fillim të ndeshjes dhe Sheffield nuk po konkretizonte dot deri në minutën e 75-të.

Sulmuesi shqiptar, i cili nuk mundi as të debutonte me Shqipërinë, nuk mund të gabonte brenda zonës dhe e çoi topin në rrjetë.

Ky është goli i tretë në kampionat për Kamberin, i cili ka provuar të luajë edhe për Rangers në Skoci dhe tani aktivizohet në League One në Angli. / oversport.tv