VIDEO/ Gabriel përleshet me hajdutët dhe i detyron të largohen

Në orët e fundit janë publikuar videot e grabitjes së pësoi  në muajin gusht, mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel. Braziliani ishte ndjekur nga tre grabitës deri në shtëpi dhe në video duket njëri prej tyre që mban në dorë një shkop bejsbolli dhe i kërkon futbollistit që ti japë çelësat e makinës dhe orën.

Gabriel nuk kundërshtoi por sërish u godit dhe u vetëmbrojt duke goditur agresorin në fytyrë. Një gjest që detyroi grabitësit që të largohen.

Burri me shkop bejsbolli u identifikua falë ADN-së të gjetur në kapelën që humbi gjatë përleshjes dhe është dënuar me 5 vite burg muajin e kaluar. / Oversport.tv