VIDEO / “Gara e 100 metrave më e ngadaltë në histori”, skandal ndërkombëtar në atletikë

Quhet Nasra Ali Abukar dhe do të hyjë në librat e historisë sepse u rendit e fundit në garën e 100 metrave në Lojërat Universitare Botërore që po zhvillohen në Chegdu me kohën21.81.

Paraqitja e atletes nga Somalia ka zbuluar një skandal në vendin e saj dhe jo vetëm. Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar performancën e Nasra Ali Abukar si “gara e 100 metrave më e ngadaltë në historinë e kompeticioneve ndërkombëtare”.

Nasra Ali Abukar, përveçse nuk është një atlete e stërvitur është edhe mbesa e zëvendës-presidentes së federatës të atletikës në Somali Khadija Adan Dahir. Grumbullimi i saj për eventin që po zhvillohet në Kinë ka ardhur si pasojë e nepotizmit dhe lidhjes së saj të ngushtë farefisnore me drejtuesen. Khadija Adan Dahir është pezulluar nga detyra e saj. / Oversport.tv