VIDEO/ Gjesti i veçantë, Ahmet Calik nderohet në Besiktas-Gaziantep

Ahmet Calik pikëlloi botën e futbollit në Turqi, pasi humbi jetën pak ditë më parë në një aksident automobilistik.

Lojtari ishte pjesë e Konyaspor, shok skuadre me shqiptarët Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi, u nderua në ndeshjen e parë të kësaj jave në Superligën e Turqisë.

Dueli Besiktas-Gaziantep është ndalur në minutën e gjashtë dhe të gjithë futbollistët dhe stadiumi nisën të duartrokasin në nderim të tij. / oversport.tv