VIDEO/ “Goditja” që tërboi Allegrin, publikohen pamjet e incidentit

Ky është një nga momentet më të kontestuar dhe më të komentuar të finales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit, episod që acaroi trajnerin Allegri dhe pastaj u largua me karton të kuq. Ai gjithashtu është pezulluar për një ndeshje dhe ka marrë një gjobë.

Trajneri bardhezi ishte i bindur që mori një goditje nga një pjesëtar i stafit zikaltër dhe video e publikuar tregon qartë dinamikën e kësaj ngjarjeje duke treguar se çfarë ka ndodhur.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si ndihmësi i Inzaghit, Mario Ceki, teksa po kthehet në pankinë pengohet me Alegrin dhe e godet.

Trajneri bardhezi mendon se gjesti ka qenë i qëllimshëm dhe keqdashës, për këtë arsye ai e ofendoi. Në këtë moment Ceki reagon ndaj tij dhe Maks shkon drejt pankinës së Interit. / oversport.tv