VIDEO/ Gol me “kokë” nga kornja, Damian Diaz i habit të gjithë me këtë perlë

Damian Diaz, 35-vjeçari argjentinas që dikur ka luajtur edhe me Boca Joniors, ka tërhequr vëmendjen me një gol të shënuar në Conmebol Sudamericana.

Lojtar i Barcelona SC në Ekuador, shënoi golin e katërt për skuadrën e tij kundër Wanderers dhe e bëri diçka të tillë nga goditja e këndit.

Diaz u tregua i zgjuar dhe shfrytëzoi daljen e portierit dhe nga këndi e çoi topin në rrjetë, tokazi, duke realizuar një gol që rrallë është parë në fushat e futbollit. / oversport.tv

Foto: Barcelona S.C. , Twitter