VIDEO/ Gol me të pasme, plas gallata në rrjet me golin e ish-it të Milanit

Luiz Adriano ka tërhequr vëmendjen me golin e shënuar me fanellën e Palmeiras, në duelin e fituar kundër Sport Recife me rezultatin 2-1.

Sulmuesi, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Milanit në Serie A, ka barazuar rezultatin në minutën e 53-të, para se Felipe Melo të shënonte golin e fitores.

Luiz Adriano, pas një goditjeje këndi, e ka devijuar topin me të pasme dhe e ka çuar në rrjetë, duke shënuar një nga golat më të çuditshëm. / oversport.tv