VIDEO/ Gol për rekord nga një portier, mund të jetë më i shpejti në histori

Kemi parë shpesh herë të shënohen gola pa u bërë një minutë lojë, por rrallë ndodh që diçka të tilla ta realizojë një portier.

Ka ndodhur së fundmi në Kinën, në ligën e katërt, në ndeshjen që Hubei Ziaming luante kundër Guangxi Lanhang.

Vendasit kanë shënuar në sekondën e gjashtë, pasi portieri i tyre e goditi fort topin për ta larguar.

Portieri kundërshtar u kap në befasi, pasi e lejoi topin të binte në tokë dhe më pas e pa t’i kalonte mbi kokë e të shkonte drejt e në rrjetë. / oversport.tv