VIDEO/ Gol trepikësh në -10 gradë celsius, Papa shënon si kapiten në Rumani

Enriko Papa është kthyer në një lojtar të rëndësishme për Botosani në Rumani, skuadër ku mban herë pas here edhe shiritin e kapitenit.

Kështu ka ndodhur edhe sot në duelin e Botosani kundër Sepsi, madje shënoi edhe golin që i dha skuadrës së tij.

Papa realizoi në minutën e 41-të dhe goli i tij mbeti në fuqi deri në fund. Ky ishte goli i dytë në kampionat për këtë sezon për mesfushorin, në një ndeshje të luajtur në -10 gradë celsius. / oversport.tv