VIDEO/ Goli i 11-të sezonal në Austri, Giacomo Vrioni shënon si Jorginho

Giacomo Vrioni ka shënuar golin që zhbllokoi ndeshjen mes Altach dhe Tirol, në elitën e futbollit austriak.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk fali nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe e çoi në rrjetë.

Ekzekutimi i Vrionit ishte i veçantë, pasi e realizoi penalltinë sikurse bënte në EURO 2020 kampioni i Europës, Jorginho.

Ndërkohë, ai shënoi edhe një gol tjetër në fundin e takimit duke e çuar rezultatin final në 3-0.  / oversport.tv