VIDEO/ Goli i 20-të sezonal, Myrto Uzuni “gjahtar” me Ferencvaros

Myrto Uzuni te Ferencvaros është “ujk” goli dhe ditën e sotme ka shënuar sërish, golin e tretë në fitoren 3-0 të kampionëve të Hungarisë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili në Superiore ka luajtur me Apoloninë dhe Laçin, nuk ka falur brenda zone në minutën e 58-të kundër MOL Fehervar.

Uzuni e çoi në rrjetë topin dhe tani shkon në kuotën e gjashtë golave në kampionatin hungarez. Ai ka realizuar edhe 8 gola në Kupë dhe 4 në kupat e Europës.