VIDEO/ Goli më i veçantë shënohet në Serie A, Mattia Destro bën xhiron e internetit

Mattia Destro shënoi dy gola në duelin e mbrëmjes së djeshme kundër Hellas Verona, duke e çuar rezultatin në 3-2 në favor të Genoa. Kalinic në shtesë ia hoqi mundësinë e festës sulmuesit që në 4 ndeshje ka shënuar po kaq herë.

Destro, për Sky Sport Italia, fillimisht tha: “Nuk luajtëm mirë pjesën e parë, por e dyta ishte nga më të mirat që nga fillimi i sezonit. Vendosëm zemrat në fushë”.

Sulmuesi realizoi një nga golat më të veçantë në Serie A. Ai kishte një shishe në dorë në momentin e golit të dytë personal dhe pas ndeshjes e komentoi kështu atë moment:

“Më kapi ngërçi, isha i lodhur dhe nuk dija ku ta hidhja shishen. Ndaj edhe e mbajta në dorë”. Destro parashikon se në Serie A, që transmetohet nga Oversport në Shqipëri e Kosovë, gara do të jetë e fortë deri në fund.

 

“Të jem i sinqertë, pasi e përmbysëm rezultatin, menduam se gjithçka përfundoi. Verona ka merita. Ne po japim gjithçka ndeshje pas ndeshje dhe do të jetë një betejë e vërtetë deri në fund.

Që kur erdhi trajneri sezonin e shkuar, mendoj se kam luajtur mirë dhe nuk dua të ndalem tani”, përfundoi sulmuesi, i cili në të shkuarën ka luajtur edhe me klube të mëdha si Milani e Roma. / oversport.tv