Video/ “I lumtur që kthehem të punoj me grupin”, Broja është gati: Na pret një sezon i madh

Dëmtimi tashmë i përket të shkuarës dhe Armando Broja është gati të zhvillojë një sezon të madh me Chelsean. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer të sërvitet me shokët e skuadrës për këtë fazë përgatitore, ku ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

Ai tregon se dëshiron të arrijë sa më parë formën e tij optimale, ndërsa premton se do të jetë një sezon fantastik që po e pret para.

“Është bukur të jem mes çunave, të rikthehem me grupin. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk ka qenë e lehtë të stërvitesh vetëm. Jam i lumtur që jam kthyer sërish me djemtë dhe po e shijoj këtë gjë.

Rikthimi më para në stërvitje? Më ka ndihmuar, më ka dhënë më shumë fuqi. Jam i lumtur dhe falënderues që u ktheva më shpejt dhe të përgatitem për fazën përgatitore.

Dua të jem gati sa më parë. Kam qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe nuk është aspak e lehtë kur ke dëmtime, prandaj unë jam shumë i lumtur dhe falenderues që u riktheva. Na pret një sezon i madh dhe një fazë përgatitore e rëndësishme, dua të jem gati dhe në gjendjen time më të mirë dhe të jap më të mirën në fushën e lojës”, u shpreh ndër të tjera Armando Broja. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter