VIDEO/ I veshur si “Spiderman”, qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të garuar në Maratonë

“Vrapo për paqe” ishte edhe slogani i zgjedhur për Maratonën e Tiranës, që përveç se një garë sportive, është edhe një festë për kryeqytetin shqiptar. Një garues ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale në këtë maratonë për të mbështetur paqen, sidomos për fëmijët.

Një prej garuesve vendosi që të vraponte i veshur me kostumin e personazhit shumë të dashur nga fëmijët, “Spiderman”.

Një gjest ky që ka marrë edhe shumë duartrokitje nga qytetarët që ishin të pranishëm në garë, por edhe në rrugë.