VIDEO/ Jasir Asani fantastik, shënon golin e parë në Hungari me Kisvarda

Jasir Asani, pikërisht në ditën që u përfol për një rikthim te Partizani në formë huazimit, ka shënuar golin e parë në kampionatin hungarez.

Sulmuesi anësor i Kisvarda ka ndëshkuar skuadrën e Paks pas katër minutash, me një goditje mjaft të bukur.

Asani zhbllokoi rezultatin në transfertën e sotme, por në fund Kisvarda, që kryeson me dy ndeshje më shumë se Ferencvaros, ka dalë barazim 2-2 dhe ka marrë vetëm një pikë. / oversport.tv