VIDEO/ Jasir Asani gol fantastik në Hungari, Dejvi Bregu “heroi” i Boluspor

Dejvi Bregu dhe Jasir Asani po kalojnë një moment të mirë në Turqi e Hungari. Vlonjati ditën e sotme ka shënuar golin që i dha fitoren skuadrës së Boluspor.

Sulmuesi në minutën e parë shtesë e çoi topin në rrjetë dhe skuadra e tij triumfoi kundër Umraniyespor me rezultatin  2-1.

Për Bregun ky është goli i katërt në kampionatin turk dhe të gjithë golat i ka shënuar periudhën e fundit. Edhe Jasir Asani vazhdon të shënojë me Kisvarda.

Sulmuesi anësor ndëshkoi MOL Fehervar me një gol fantastik, që mund ta shikoni KËTU. Edhe për Asanin ky është goli i katërt sezonal në kampionat. / oversport.tv