VIDEO/ Kamberi shënon pas dy muajsh, ndëshkon ish-skuadrën e Lorik Canës

Florian Kamberi ka shënuar golin e dytë në League One në Angli, me fanellën e Sheffield Wednesday.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar pas 39 minutash lojë kundër Sunderland, ku në të shkuarën ka luajtur Lorik Cana në Premier League.

Kamberi me fanellën e Sheffield Wednesday e kishte shënuar golin e parë në kampionat që në muajin gusht, kundër Rotherham United. / oversport.tv