VIDEO/ Karrica fantastik në Kroaci, dy gola e dy asiste në tre ndeshje

Bernard Karrica ka gjetur ekipin e duhur për të luajtur dhe për t’u rritur. Sulmuesi i Shqipërisë U21 ka shkëlqyer ditën e djeshme me Dragovoljac.

Edhe pse në vendin e fundit në kampionat dhe me pak shpresa për të qëndruar, skuadra e Karricës ka mundur në transfertë me rezultatin 5-0 skuadrën e Sibenik.

Karrica shënoi me kokë golin që hapi ndeshjen, në minutën e 19-të, ndërkohë që më pas ai dha edhe asistin e golit të dytë.

Sulmuesi që ka mbushur 21 vjeç në janar numëron 2 gola dhe dy asiste në tre ndeshjet e para me Dragovoljac.

Në pjesën e parë të sezonit ai ishte huazuar nga Rijeka te Sered në Sllovaki, ku shënoi 2 gola në 11 ndeshje (6 titullar). / oversport.tv