Lirim Kastrati, pas goli të shënuar në Europa League me fanellën e Legia Warsaw, ka provuar shijen e golit edhe në Kupën e Polonisë.
Sulmuesi anësor, i blerë nga polakët te Dinamo Zagreb, ushtroi presing te portieri i Suwalki dhe e detyroi atë të gabonte.
🇽🇰🇵🇱 | LIRIM KASTRATI SCORES!⚡
Kastrati’s rapid burst of pace manages to catch the oppositions keeper off guard and puts Legia ahead.
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) September 22, 2021
Kastrati e devijoi topin në rrjetë dhe realizoi përmbysjen e rezultatit, pasi rivali kishte shënuar i pari. Emreli më pas shënoi edhe golin e tretë dhe Legia u kualifikua me fitoren 3-1 që arriti.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë në fushë ishte edhe Jurgen Çelhaka, i cili doli në përfundim të pjesës së parë. Nga minuta e 56-të u aktivizua edhe sulmuesi Ernest Muçi. / oversport.tv