VIDEO/ “Kosova është Shqipëri”, plas keq sherri mes tifozëve në Serbi

Një sherr mes tifozëve të Crvena Zvezda dhe atyre të Rangers është justifikuar me thirrjet “Kosova është Shqipëri”.

“Republika.rs” në Serbi shkruan se ata u përplasën jashtë hotelit “Metropol” pikërisht prej thirrjes së mësipërme.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe video, ndërkohë që portali serb e ka cilësuar provokim të turpshëm korin e pretenduar që kanë kënduar tifozët nga Skocia. / oversport.tv