VIDEO/ “Kthehuni duke ëndërruar”, shikoni fjalimin e Sylvinhos pas ndeshjes dhe festën kuqezi në dhomat e zhveshjes

Pas fitores me Ishujt Faroe ka vetëm vend për festë. Shqipëria arriti objektivin e parë duke dalë me pikë të plota nga dy përballjet e muajit qershor dhe kuqezinjtë nisin festën.

Këtë gjë e ka publikuar edhe FSHF në rrjetet sociale, ku ka postuar një video nga festa e Kombëtares. Në postim shihet trajneri Sylvinho së bashku me lojtarët dhe presidentin e Federatës, Armand Duka, që komplimenton lojtarët pas triumfit.

“Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke endërruar”, ishin disa nga fjalët e Sylvinhos.

POSTIMI I FEDERATËS:

Sonte e meritojmë të  festojmë, per tre pikët, për objektivin e arritur, për ata tifozë që ishin në dhe për miliona shqiptarët e tjerë që ishin me zemër në fushë me ne! Edhe trajneri Silvinjo mendon njëlloj dhe ua tha lojtarëve pas ndeshjes: “Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke endërruar”

Me një dëshirë dhe një qëllim, drejt “Euro 2024”!