VIDEO/ Ku humbi Florian Kamberi? Mbrëmë shënoi në EFL Trophy

Dy vite më parë Florian Kamberi zgjodhi të luajë për Kombëtaren shqiptare. Në atë kohë flisnim për një lojtar me prespektivë, me një të ardhme të ndritur, ndërsa tani flasim për një lojtar që ka “humbur”.

Erdhi si një afrim i bujshëm, por vetem kaq. Debutimi i tij nuk u bë asnjëherë. Në fillim dëmtimet dhe më pas problemet me trajnerin.

Për disa kohë, Kamberi ishte pengu i tifozëve kuqezi, të cilët nuk e panë kurrë se çfarë lojtari ishte.

Momentalisht, 26-vjeçari luan për skuadrën e Sheffield Wednesday në League one (divizioni i tretë).

Një gol i shënuar në kampionat dhe një tjetër mbrëmjen e djeshme në EFL Trophy, e rikthejnë në skenë.

Skuadra e tij luante në transfertë ndaj Mansfield dhe goli i Kamberit në minutat e fundit të takimit vulosi fitoren.

Të presim e të shohim nëse Floriani nuk është në formën më të mirë, apo Reja e ka nxjerrë totalisht jashtë planeve të tij. / oversport.tv