VIDEO / Laçi ndalet në shtëpi, Erzeni merr një pikë të çmuar në transfertë

Laçi-Erzeni 1-1 (Bibo 26’ / Nonato 58’)

Nuk ka fitues në sfidën që mbylli javën e 32-të të kampionatit shqiptar. Laçi dhe Erzeni barazojnë 1-1 dhe ndajnë nga një pikë në këtë takim. Vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazh falë një goli shumë të bukur të Bibos, por shijakasit luajnë më mirë në pjesën e dytë dhe arrijnë të barazojnë shifrat me Nonaton. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Laçi kalon Vllazninë në renditje dhe ngjitet në vendin e katërt, ndërsa Erzeni merr një pikë të çmuar dhe çon në 6 pikë diferencën me Bylisin e vendit të parafundit.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

88’ Rrezikon Erzeni me Nonaton, por gjuajtja e tij devijohet në këndore

84’ Është bërë shumë e bukur ndeshja, të dyja skuadrat sulmojnë në kërkim të golit të avantazhit dhe ka aksione sa nga njëra portë në tjetrën

81’ Laçi i afrohet golit të avantazhit me Spahiun, por goditja e tij kalon ngjitur me shtyllën pingule

76’ Qato dërgon në zonë një krosim që shkon në trajektore të portës, të cilën Xhika e pati të lehtë për ta kuptuar

72’ Erzeni i afrohet golit të dytë me Nonaton, që bën një akrobaci në zonë, por nuk arrin që të shënjestrojë kuadratin

61’ Është ndezur sfida. Mazrekaj tenton portën nga një goditje standarde, gjuajtja e kapitenit vendas përfundon mbi kuadrat

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

58’ GOOOOOOOOL Barazon Erzeni me Nonaton. Mehmeti godet shtyllën dhe më pas sulmuesi brazilian dërgon topin në rrjetë

58’ Erzeni ka nisur më mirë pjesën e dytë dhe po kërkon golin e barazimit. Laçi është tërhequr mbrapa mundohet të godasë në kundërsulm

56’ Rrezikon sërish Erzeni me Kadriun, por gjuajtja e tij ndalet nga Selmani

53’ Sërish Erzeni që rrezikon me Amir, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe pritet pa vështirësi nga Selmani

49’ Aksion i bukur i Erzenit, që finalizohet nga Nonato, por pa arritur që të gjejë kuadratin

46’ Nis pjesa e dytë në Laç

Mbyllet me fitoren 1-0 të vendasve pjesa e parë e sfidës Laçi-Erzeni. Vendos një gol shumë i bukur i shënuar nga i riu Bibo nga distanca.

45’ Akordohet 1 minutë shtesë

39’ Kurbinasit avancojnë nga e djathta me Shkurtaj, i cili nuk arrin dot të godasë topin

37’ Kahrimanovic kërkon të befasojë Laçin nga një distancë e largët, por tentativa e tij me të majtën shkon jashtë kuadratit

34’ GOOOOL Laçi shënon sërish, por goli i Shkurtajt nuk vlen, pasi ka pozicion jashtë loje

30’ Erzeni mundohet të reagojë pas golit të pësuar, por pa arritur që të rrezikojë portën e Selmanit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

26’ GOOOOOOOL Supergol i Bibos, që godet nga distanca dhe dërgon topin në rrjetë. Zhbllokohet sfida, Laçi kalon në avantazh

20’ Luftohet kryesisht në mesfushë. Erzeni mbrohet mirë dhe mundohet të godasë në kundërsulm, ndërsa Laçi nuk po arrin që të çajë mbrojtjen shijakase

12’ Rrezikon Erzeni me Alan, që tenton portën nga distanca nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit

10’ Dominon Laçi, që ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Erzenit, por pa arritur që të rrezikojë seriozisht portën e Xhikës

6’ Ka nisur me ritëm sfida. Vendasit janë më kërkues dhe sulmojnë në këto minuta të para. Shkurtaj tenton portën nga distanca, por goditja e tij është e pasaktë

1’ Starton ndeshja në Laç

Një ndeshje shumë interesante do të mbyllë javën e 32-të të Superiores në Oversport dhe Tibo. Kurbinasit janë në formë shumë të mirë dhe sot kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë, që të marrin një tjetër sukses, që do ti afronte akoma më shumë me zonën europiane. Miqtë nga Shijaku nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira (6 javë pa fitore) dhe sot synojnë pikë me peshë, që ti largohen zonës së ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.

Formacionet zyrtare:

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Alla, Velkoski, Ziko, Manellari, Bibo, Spahiu, Mazrekaj, Shkurtaj, Guindo

Trajner. Stavri Nica

ERZENI: Xhika, Peposhi, Kriviçiç, Iljazi, Leao, Mehmeti, Kahrimanoviç, Alan, Kadriu, Nonato, Ademi

Trajner. Xhevahir Kapllani