VIDEO/ Lajthit sulmuesi i Sao Paolo, gjesti ndaj tifozit bëhet viral në internet

Humbja në futboll nuk është kurrë e bukur, pastaj kur ndodh me katër gola diferencë dhe në një finale bëhet një makth.

Sao Paolo e ka pësuar në finalen e kampionatit Paulista kundër Palmeiras dhe pas ndeshjes Jonathan Calleri, ish-sulmuesi i West Ham, Espanyol e Osasuna, e ka tepruar me veprimin e tij.

Teksa kalonte në parkingun e stadiumit, ai ka sulmuar një tifoz që kishte telefonin në dorë. 28-vjeccari ia hodhi tifozit të Palmeiras telefonin nga dora.

E gjitha është filmuar dhe menjëherë është publikuar në rrjetet sociale, ku ka bërë xhiron dhe ka marrë komente të shumta. / oversport.tv