Tashmë të gjitha dyshimet janë shuar. E ardhmja e Lionel Messit do të jetë në Amerikë, aty ku e pret Inter Miami. Lajmin e konfirmoi vetë ylli argjentinas gjatë një interviste për “Mundo Deportivo”, ku pranoi se do të shkonte në MLS dhe jo te Barcelona apo Al Hilal.
Pas lajmit të bujshëm, afrimin më të ri e ka prezantuar edhe vetë klubi amerikan që zotërohet nga David Beckham. Inter Miami ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqen lajme të ndryshme që flasin për të ardhmen e Messit.
Në video mediat më të mëdha botërore tregojnë për të ardhmen e Messit ku shpesh herë flitej për një transferim në Arabi ose te Barcelona, por edhe tek Inter Miami. Kështu merr fund telenovela e të ardhmes së Messit që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e MLS. /oversport.tv
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) June 7, 2023