VIDEO / Liverpool harron finalen e Parisit, paradë festive rrugëve të qytetit

Ndonëse u mposht mbrëmjen e djeshme nga Reali i Madridit në finalen e Champions League në “Stade de France”, Liverpool feston bashkë me tifozët e tij përfundimin e këtij sezoni.

Djemtë e teknikut Klopp kanë shëtitur rrugët e qytetit mbi një autobus të hapur, duke bërë paradën e trofeve, sepse ndonëse dështuan në Champions dhe kampionat, të kuqtë arritën të fitonin dy kupa kombëtare këtë sezon.

Salah dhe shokët e tij u kanë treguar tifozëve të kuq, trofetë e Kupës së Ligës dhe Kupës së Mbretëreshës, që fituan këtë sezon. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter