VIDEO/ Florian Marku bën direkt presion: Jorick, do të vijnë “bomba” në kokë

Florian Marku nuk e ndryshon dot stilin. Kampioni i IBF Internatioanal Championship ka konfirmuar pasditen e djeshme emrin e kundërshtarit të radhës dhe ai do të jetë francezi Jorick Luisseto.

33-vjeccari, fitues i 11 ndeshjeve nga 13, nuk duhet ndonjë rival i rrezikshëm për Markun, por sigurisht që do të duhet përqendrim nga ana e boksierit shqiptar.

Marku ndërkohë e ka paralajmëruar Luisseto që tani për duelin e 20 nëntorit në Wembley: “Përshëndetje Jorick Luisetto. Kam një mesazh për ju, duhet të frikësohesh. Do ta shikosh më 20 nëntor çfarë luftëtari jam.

Do shohësh bomba duke të ardhur në kokën tënde, do shikosh një përbindësh ndryshe. Je përballur me shumë kundërshtarë në jetën tënde, por kurrë me një si unë. Do ta shohësh”. / oversport.tv

@florianmarkuOn November 20th, you will see a different animal. Jorick Luisetto, be afraid. 💪 ##FlorianMarku ##Marku ##Albania ##Boxing @sjamboxing ##ForYou ##FYP♬ original sound – Florian Marku