VIDEO / Mbyllet gjithçka pas 107 minutave lojë, Korabi triumfon në finalen e “Play Off” ndaj Flamurtarit

Flamurtari-Korabi 1-2 (Kondaj 81’ / Keko 45’ 90+11’)

Korabi ka triumfuar në finalen e “Play Off” mes vuajtjesh përballë Flamurtarit duke fituar me rezultatin 2-1. Fillimisht ekipi dibran arriti të realizojë në fundin e pjesës së parë me Kekon.

Më pas, vlonjatët barazuan pranë fundit të ndeshjes, por goditja e fundit e Korabit erdhi në frymën e fundit duke realizuar sërish me Kekon. /oversport.tv

90+11’ GOOOOOOL! Në festë skuadra dibrane. Keko është heroi i skuadrës së Korabit duke realizuar dhe njëherë në minutën e fundit të ndeshjes

90+7’ Dibranët nisen në kundërsulm me Demaj, ky i fundit pengohet dhe fiton një faull

90+6’ Skuadra e Korabit shkon e gjitha në mbrojtje

90’ Akordohen 11 minuta shtesë

84’ Mundësi e mirë për Korabin me Paplekaj, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

81’ GOOOOOOL! Rikthehet baraspesha në kryeqytet, realizon Kondaj menjëherë pasi u fut në lojë

79’ Goditje e rrezikshme sërish nga Ribaj, tentativa e tij me kokë shkon në këndore

77’ Ribaj provon një goditje, tentativa e tij bllokohet

72’ Mziu është larguar nga fusha e lojës me barelë, në vend të tij futet Demaj

66’ Ka mbetur i dëmtuar kapiteni i Korabit Mziu, ambulanca afrohet në ndihmë të lojtarit

65’ Fernando kroson në zonë për Pjeshkën, goditja e mesfushorit bllokohet

59’ Rast i rrezikshëm nga Korabi me Beshiraj, por goditja e tij devijohet dhe shkon në duart e portierit Kuka

57’ Fernando provon një krosim në zonë, por lojtarët e Flamurtarit nuk janë aty

52’ Keko pëson një dëmtim, autori i golit detyrohet të dalë momentalisht jashtë fushës së lojës për t’u mjekuar

50’ Mundësi nga ana tjetër për Korabi, Selmani nuk kroson në zonë siç duhet

48’ Goditje e lehtë nga Ramadani në portën e Korabit

46’ Nis pjesa e dytë në Tiranë

Përfundon pjesa e parë e finales me shifrat 1-0 në favor të Korabit ndaj Flamurtarit falë golit të Kekos

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

45’ GOOOOOOL! Realizon Korabi. Albers Keko nuk gaboi nga një top nga e majta duke çuar topin në fundin e rrjetës

45’ Keko niset në kundërsulm, por Pjeshka e ndërpret me faull

39’ Fernando kroson një top të lartë në zonë, asnjë lojtar vlonjat nuk e shfrytëzon mundësinë

36’ Rast i mirë sërish për dibranët nga e majta

33’ Keko humbet mundësinë më të mirë deri më tani, sulmuesi i Korabit nuk arriti dot të finalizonte vetëm për vetëm me portierin e Flamurtarit

31’ Goditje e rrezikshme nga Pjeshka, mesfushori i Flamurtarit godet pranë kuadratit

25’ Fernando kalon bukur nga e djathta me driblime, lojtarët e Korabit e ndalin në fund

21’ Keko provon të nxjerrë përpara Korabin, por topi nga e majta ishte shumë i fortë

19’ Nuk ka mundur të vazhdojë dot Igor për shkak të një dëmtimi, në lojë për Flamurtarin futet Beqja

16’ Ritëm i ulët nga të dyja skuadrat në këto minuta

9’ De Oliveira bën tentativën e parë në portën e dibranëve

7’ Flamurtari shfaqet rrezikshëm me një goditje të Pjeshkës, e cila shkon jashtë kuadratit

4’ Fernando devijon topin në këndore nga një avancim i rrezikshëm nga Korabi

1’ Starton përballja e “Play Off”

Formacionet zyrtare:

FLAMURTARI (4-4-2): Kuka; Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Vitija; Fernando, Yuri, Indio, Igor; Ribaj, Pedro Augusto

KORABI (4-3-3): Qyrani; Selmani, Lala, Paplekaj, Tabaku; Marku, Lila, Mziu; Keko, Beshiraj, Kasalla

Ka startuar përballja Flamurtari-Korabi e vlefshme për “Play Off” e Kategorisë së Parë. Skuadrat arritën të kalonin në gjysmëfinale ekipet Tomori dhe Apolonia e tashmë njëra prej tyre do të ndeshet me vendin e 8-të të “Abissnet Superiore”. /oversport.tv