VIDEO / Messi zbarkon në kryeqytet, një murale gjigante e yllit argjentinas në zemër të Tiranës

Leo Messi u transferua pak ditë më parë në SHBA te skuadra e Inter Miamit, por impakti që ka lënë “pleshti” në futbollit botëror dhe europian nuk do të harrohet për një kohë shumë të gjatë.

Të shumtë janë fansat e yllit argjentinas edhe në Shqipëri, madje një murales e madhe e Messit është bërë në fasadën e një ndërtese në kryeqytet.

Ka qenë vetë krye bashkiaku Erion Veliaj që ka postuar një video në rrjetet sociale ku ka treguar muralesin e Messit në zemër të Tiranës. Tek godinat e reja të konvikteve të fakultetit të mjekësisë. Kujtojmë që Tirana është kryeqyteti europian i sportit për vitin 2023. / Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)