VIDEO/ Muriqi i pandalshëm edhe në miqësore, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

Vedat Muriqi duket se e ka nisur me një marsh më tepër sezonin e ri me Mallorcan. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, që po përgatitet me skuadrën për startin e sezonit, ka shklëqyer në një tjetër miqësore.

Këtë herë Mallorca zhvilloi në miqësore me anglezët e Sunderland ku Muriqi arriti të gjente rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar shënoi me kokë në minutën e 47-të.

Ky ishte edhe goli i vetëm për Mallorcan në sfidën që përfundoi me shifrat e barabarta 1-1. Muriqi e ka nisur në mënyrë fantastike fazën përgatitore për sezonin e ri. /oversport.tv

Foto: Real Mallorca, Twitter