VIDEO/ Ndeshje katastrofike nga Moore, tre autogola në 35 minuta

Një ditë me të vërtetë për t’u harruar për Meikayla Moore me atë që përjetoi në ndeshjen mes Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara në Kupën SheBelievs. Mbrojtësja nga Zelanda e Re shënoi tre herë në portën e saj për 35 minuta.

Golat e saj i hapën më pas rrugën Shteteve të Bashkuara për të fituar me rezultatin e thellë 5-0. Tre gola që në rast se do të shënoheshin në portën kundërshtare do të pasuronin shumë repertorin e mbrojtëses.

Një autogol me të majtën, një me të djathtën dhe një me kokë për Moore që kaloi kështu një nga ndeshjet më të vështira të karrierës së saj. Moore aktivizohet gjithashtu me ekipin e femrave të Liverpool. /oversport.tv

Foto: Meikayla Moore – She/Her Twitter