Një situatë gazmore ka ndodhur në bokset e skuderisë Red Bull në Formula 1 gjatë provave zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës. Në bokset e skuderisë austriake u shfaq një vajzë që mbante veshur një kapele me stemën e Ferrarit.
Në këtë moment Christian Horner, drejtori i Red Bull ka bërë një shaka me vajzën duke i vendosur në kapelën e saj një ngjitëse të zezë për të mbuluar stemën e Ferrarit.
Videoja e cila u kap nga kamerat ka bërë xhiron e rrjetit dhe u publikua gjithashtu nga faqja zyrtare e Formula 1 në rrjetet sociale. “A ka ndonjë koment Ferrari?” Ky ishte shkrimi që shoqëroi postin në rrjetet sociale të Formula 1.
View this post on Instagram