VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Argjentinë, plagoset me armë zjarri trajneri gjatë ndeshjes

Një ngjarje vërtetë e rëndë është regjistruar në Argjentinë pasi një trajner futbolli është goditur me armë zjarri gjatë ndeshjes. Ishte sfida midis Huracan las Heras dhe Ferro që regjistroi këtë precedent të rrallë në botën e futbollit.

Plagosja ka ndodhur pas përleshjes brenda tifozëve të Huracan Las Heras. Sipas asaj që raporton Ole trajneri i Ferro, Mauricio Romero mori një plagë me armë zjarri në shpatull. Në video duken futbollistët e të dyja klubeve që largohen të frikësuar nga fusha pas plagosjes së trajnerit.

Ndërkohë, pas ngjarjes ka reaguar edhe klubi Ferro i cili lajmëroi se trajneri është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Pas të shtënave, ndeshja u pezullua në fundin e pjesës së dytë, me Huracan që ishte në avantazh 3-1. /oversport.tv