Milani ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm, me skuadrën që është grumbulluar për fazën përgatitore. Shumë shpejt nën urdhrat e Piolit do të vihet edhe Christian Pulisic, që do të jetë blerja e re e kuqezinjve në këtë merkato verore.
Sulmuesi amerikan ka zbarkuar në Milano aty ku do të zhvillojë fillimisht vizitat mjekësore e më pas do të firmosë kontratën e tij me Milanin. Pulisic do të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë deri në vitin 2027, ndërsa do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon.
Që në momentin që zbarkoi në Milano, Pulisic dha edhe një mesazh për tifozët e Milanit. “Përshëndetje tifozë të Milanit, jam Christian Pulisic. Sapo arrita në Milano dhe jam i lumtur që jam këtu. Mezi po pres të jem pjesë e juaja”, u shpreh Pulisic në videomesazhin e tij. /oversport.tv
Christian Pulisic, just landed. 🔴⚫️🇺🇸 pic.twitter.com/oTz5TVrJGN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 12, 2023
🚨🎥 | Pulisic’s arrival in Milano #ACMilan #CFC
— 𝗣𝗛𝗜𝗟𝗜𝗣 𝗠𝗘𝗟𝗢 (@Philipmelo126) July 12, 2023