VIDEO/ Palaço dhe “meme” e Saddam Hussein, rusët e teprojnë me Spalletin

Luciano Spalleti nuk i dha dorën trajnerit të Spartak Moscow, Rui Vitoria, dhe italiani sqaroi pas ndeshjes që rusët e fituan se e bëri diçka të tillë pasi kolegu i tij nuk e përshëndeti aspak para ndeshjes.

Në rrjetet sociale klubi rus nuk është kursyer ndaj Spalletit, duke postuar videon dhe duke e quajtur palaço trajnerin e Napolit.

Spartak nuk u kursye më kaq, pasi postoi edhe një video tjetër ku shfaqet Spalleti i acaruar pas humbjes së parë në Napoli.

Tekniku shfaqet duke thënë “Do të shihemi në Moskë”. Rusët më pas përfshijnë në video një meme nga Paul Bremer, që njoftonte se forcat amerikane kishin kapur Saddam Hussein në dhjetor të vitit 2003. / oversport.tv