VIDEO/ Pamje fantastike nga Buenos Aires, ja si tifozët presin lojtarët e Argjentinës

Kombëtarja e Argjentinës është kthyer në Buenos Aires për të festuar me tifozët e saj fitimin e Kupës së Botës. Në një autobus të hapur, Messi me shokë kanë udhëtuar në rrugët e kryeqytetit argjentinas duke shëtitur me vete edhe Kupën e Botës.

Autobusi me lojtarët dhe trajnerin e Argjentinës janë shoqëruar gjithashtu edhe me qindra mijëra tifozë të Argjentinës që janë duke festuar tashmë prej dy ditësh. Një numër shumë i lartë tifozët të cilët me pankarta në duart dhe me fanellën e Argjentinës këndojnë dhe dhurojnë spektakël në rrugët e Buenos Aires.

Pamjet që vijnë janë vërtetë mbreslënëse. Festa nuk ndalon në rrugët e Buenos Aires, por gjithashtu atmosferë ka edhe në qytetet e tjera të Argjentinës. Argjentina mposhti në finalen e madhe Francën pas penalltive duke kthyer trofeu e munguar që prej vitit 1986. /oversport.tv