VIDEO/ Penalltia që po bën xhiron e rrjetit, Afrika e Jugut proteston

Gana është kualifikuar në fazën play-off për Botërorin “Katar 2022”, por polemikat kanë qenë të mëdha për fitoren në duelin vendimtar kundër Afrikës së Jugut.

Ndeshja u vendos nga një penallti që mund të jetë nga më absurdet që mund të keni parë, ndërkohë Afrika e Jugut kërkon përsëritjen e ndeshjes.

Në minutën e 32-të një lojtar i Ganës përfundon i shtrirë në tokë dhe arbitri për çudinë e të gjithëve tregon gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Andre Ayev, futbollist që ka luajtur edhe në Premier League e Ligue 1, nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. / oversport.tv