VIDEO/ Plotësohet harta e playoff në NBA, festojnë Hawks dhe Pelicans

Atlanta Hawks dhe New Orleans Pelicans janë skuadrat që sigurojnë “playoff”-in në NBA. Hawks mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultatin 107-101, kurse Pelicans ia dolën kundër Los Angeles Clippers me shifrat 105-101.

Cavaliers e nisën më mirë ndeshjen kundër Hawks, pasi shënuan 11 pikë më shumë në periodën e parë që u mbyll 36-25. Miqtë në periodën e dytë e ngushtuan në 10 diferencën, kurse në periodën e tretë barazuan gjithçka. Në fund Hawks shënuan 6 pikë më shumë, që u mjaftuan për kualifikimin.

Trae Young ishte fantastik, teksa shënoi 38 pikë dhe regjistroi 9 asiste e 3 rebound. 19 pikë edhe për Bogdan Bogdanovic, kurse Danilo Gallinari shënoi 14 pikë. Te Cavaliers spikatën Lauri Markkanen me 26 pikë dhe Darius Garland me 21.

Në ndeshjen tjetër Pelicans tregoi që në fillim objektivin e vet, duke e mbyllur periodën e parë 22-30, kurse në periodën e dytë e çoi diferencën totale në 10 pikë. Clippers u zgjua dhe perioda e tretë foli vetëm për ta, pasi shënuan 20 pikë më shumë se Pelicans dhe periodën e katërt e nisën me 10 pikë epërsi. Miqtë ia dolën të përmbysin gjithçka dhe të festonin në shtëpinë e Clippers.

Brandon Ingram (30 pikë, 6 asiste, 6 rebound) ishte lideri i Pelicans, i cili u mbështet edhe nga CJ McCollum me 19 pikë, Trey Murphy III me 14 pikë dhe Larry Nance Jr. (14 pikë, 16 rebound). Për Clippers shënuan nga 27 pikë Reggie Jackson dhe Marcus Morris Sr.

Kështu janë plotësuar të gjitha çiftet e playoff në NBA, teksa Atlanta Hawks do të përballet me Miami Heat, kurse New Orleans Pelicanc me Phoenix Suns. Sot luhen edhe ndeshjet e parë të playoff, Dallas Mavericks-Utah Jazz dhe Memphis Grizzlies-Minnesota Timberwolves. / oversport.tv

Foto: Atlanta Hawks, Twitter