VIDEO/ Premier League “pushtohet” nga shqiptarët, shkak bëhet Broja

Premier League ka veçuat 10 gola nga java e 9 e kampionatit dhe mes tyre është edhe ai i sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës.

Djaloshi nga Malësia e Madhe realizoi me një diagonale nga brenda zonës dhe Premier League pyet ndjekësit se cili prej golave ishte më i bukuri i javës.

Sigurisht nuk mungojnë tifozët e Shqipërisë, të cilët komentojnë emrin e Brojës.

Sulmuesi, i cili është nën kontratë me Chelsea, ka realizuar dy gola në të dyja ndeshjet që i ka nisur si titullar. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Premier League (@premierleague)