VIDEO/ Prezantim spektakolar i Xhixhës, Qarabag zyrtarizon afrimin e sulmuesit

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Redon Xhixha është lojtari më i ri i skuadrës së Qarabag. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Klubi i Qarabag ka postuar një video në rrjetet sociale ku nis me pamje nga Tirana, e vazhdon më pas me ish-mbrojtësin e Kombëtares kuqezi Ansi Agolli i cili ka qenë pjesë e skuadrës azerbajxhanase. Më pas në video shfaqet Xhixha i cili tashmë është lojtari më i ri i Qarabag.

Goleadori i Tiranës u largua drejt skuadrës së Qarabag për një shifër rreth 550 mijë euro. Ai ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin azerbajxhanas për tre sezone e gjysmë.