Video/ Pritja merr fund, Inter Miami prezanton Messin duke i dedikuar një këngë

Pritja mori fund, Lionel Messi prezantohet si lojtari i ri i Inter Miamit. Edhe pse ishte bërë me dije prej kohësh që do të transferohej në Amerikë, prezantimi zyrtar nga klubi ka ardhur ditën e sotme, me anë të disa postimeve në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale.

Ajo që ishte edhe më interesantja në prezantimin e “Pleshtit” argjentinas, ishte kënga e dedikuar për Lionel Messin. Një këngë nën tingujt e asaj që shoqëroi Argjentinën drejt titullit në Kupën e Botës, këtë herë ishte kthyer totalisht për Lionel Messin.

Ndërkohë që në videon tjetër, ishte Messi që në video thoshte “Po djema, do të shihemi në Miami”. Kështu Lionel Messi është gati për të nisur aventurën e tij të re, këtë herë në Amerikë dhe largohet nga Europa ku ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij si profesionist për klube. /oversport.tv

Foto: Inter Miami CF, Twitter